Skuadra e Drenicës ka njoftuar
se është përforcuar me Përparim Osmanin, shkruan Gazeta Alo.
Ky është njoftimi i skuadres nga Skënderaji.
Përparim Osmani, përforcimi i radhës!
Skenderaj – 20.07.2019
Sot në ambientet e KF Drenica, është bërë prezentimi i mbrojtësit të krahut të djathtë, Përparim Osmani.
Ky i fundit ka firmosur kontratë një vjeçare me klubin. Ish anëtari i shumë skuadrave kosovare si, Besa, Prishtina e së fundmi Drita, për një vit do ta ‘djersitë’ fanellën kuq e zi.