Skuadra e Prishtines ju ka dhënë fund spekulimeve se Mirel Josa nuk do të jetë trajner i Prishtinës, shkruan Gazeta Alo.
Ky èshtë njoftimi i klubit.
Mirel Josa qëndron
Eksluzivitetin e kryetrajnerit e ka vetëm kryetari Ejupi
Prishtinë, 4 korrik 2019 – Mirel Josa qëndron kryetrajner i Prishtinës. Vulën do të jap kryetari Ejupi, i cili ka eksluzivitetin me mandat nga statuti, pasi që të rikthehet nga pushimi.
Josa ka mbështetjen maksimale të pothuajse 99% të futbollistëve. Përforcimet që i ka bërë Prishtina, lojtarët e ardhur, në negociata me klubin, gjithmonë dhe të gjithë kanë shprehur haptas se Prishtinën, ndër tjera, e zgjedhin për shkak cilësive dhe punës që bënë profesor Josa.
Për FC Prishtina, gjithmonë e rëndësishme ka qenë uniteti i grupit, i futbollistëve dhe shtabit teknik dhe besimi që kanë në mes veti.
Tifozëve të vërtet të klubit u themi, se FC Prishtina është në rrugë të drejt dhe njëkohësisht i falënderojmë për besimin, atyre dhe të gjithë dashamirëve të vërtet të klubit, nga ish-futbollistë e deri te ish-trajnerët që me ngulm në orët e fundit na kanë dhënë mbështetje të shqetësua nga lajme të orkestruara.