Fjalë Kyçe

ZYRTARE: PSG konfirmon transferimin e Hakimit

ZYRTARE: PSG konfirmon transferimin e Hakimit

Paris Saint Germain ka prezantuar transferimin e ri.

Achraf Hakimi është lojtari më i ri i PSG-së, shkruan lajmi.net.

Lajmin për transferimin e tij e ka bërë Paris Saint Germain përmes uebfaqes zyrtare dhe profilit zyrtar në Twitter.

Hakimi ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare me PSG-në, përkatësisht deri në vitin 2026. Shuma e transferimit të tij thuhet se arrin rreth 70 milionë euro.

Në vitin 2020, ai u transferua në Inter, ku u bë kampion Italian duke marrë pjesë në 37 ndeshje të Serie A (7 gola, 10 asistime).