Fjalë Kyçe

Zyrtare: Rron Broja bëhet me skuadër të re

Zyrtare: Rron Broja bëhet me skuadër të re

Mesfushori nga Mitrovica, Rron Broja ka nënshkruar për dy vite me kampionin e Shqipërisë, Partizanin, shkruan Gazeta Alo.

Lajmi është zyrtarizuar nga skuadra e Shqipërisë në faqen zyrtare të klubit.

Njoftimi i klubit:

ZYRTARE
RRON BROJA KONTRATË DY VJEÇARE ME KAMPIONËT

Klubi Futbollit Partizani zyrtarizon sot arritjen e marrëveshjes me Rron Broja. Mesfushori i talentuar do të jetë pjesë e skuadrës për dy vitet e ardhshme, pasi ka nënshkruar sot kontratën me kampionët e Shqipërisë. 23 vjeçari nga Kosova vishet i kuq, pas eksperiencës pozitive te FC Shkupi.
Njëkohësisht Broja ka luajtur me skuadra si Gent II, SK Deinze në Belgjikë dhe Trepça’89. Gjithashtu ka qenë pjesë edhe e ekipeve Kombëtare U-21 të Shqipërisë dhe Kosovës.
Mesfushori i talentuar do ti bashkohet të kuqve menjëherë pas mbërritjes së ekipit në kryeqytet.