Fjalë Kyçe

ZYRTARE: Salah mungon në ndeshjen kthyese ndaj Barcelonës, e konfirmon Jurgen Klopp

ZYRTARE: Salah mungon në ndeshjen kthyese ndaj Barcelonës, e konfirmon Jurgen Klopp

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp është deklaruar për gjendjen e Mohamed Salah.

Tekniku gjerman ka konfirmuar se Salah nuk do të jetë i gatshëm për sfidën e kthimit ndaj Barcelonës, e cila luhet nesër.

Ylli egjiptian pësoi një tronditje në kokë pas përplasjes me portierin e Newcastle, Martin Dubravka në pjesën e dytë të ndeshjes, e cila u fitua në mënyrë dramatike nga ‘Të Kuqtë’ 2-3.

Salah qëndroi në fushë për disa momente, përpara se të zëvendësohej me heroin Divock Origin, që shënoi golin e fitores.

Por Klopp ka konfirmuar se ai nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e nesërme: “Salah nuk mund të luajë nesër. Ai po shkon mirë me punën e rikuperimit, por nuk luan nesër’’.

Liverpool pësoi humbje në ndeshjen e parë 3-0 nga Barcelona, ndërsa tashmë në ‘Anfield’ ka pak shpresa se do ketë ndryshim në rezultat, pasi edhe Roberto Firmino do të jetë në listën e mungesave.