Fjalë Kyçe

Zyrtare: Samuel Nikaj ndahet me Vushtrrinë

Zyrtare: Samuel Nikaj ndahet me Vushtrrinë

Samuel Nikaj është një nga ata trajnerë të rinj të cilët në vitet e fundit kanë marrë lëvdata si në Shqipëri, ashtu edhe në Kosovë për punën që ka bërë.

“Eksperti i ngjitjeve” në elitë, ka bërë edhe këtë vit mrekullinë e radhas, pas asaj me KF Flamurtarin e Prishtinës në Kosovë dhe Kastriotin në Shqipëri.

Së fundmi Nikaj ngjiti KF Vushtrrinë në elitën e futbollit kosovar në vitin e fundit.

Por trajneri i njohur sot me anë të një njoftimi në rrjetet sociale ka njoftuar se nuk do të jetë më pkesë e skuadrës nga Vushtrria.

Ky është njoftimi i trajnerit.

Duke pare situaten e krijuar ne klub , me terhekjen e kryesise , largimin e disa lojtareve te rendesishem e shohe te pamujtun qendrimin tim ne klub , prandaj po terhekem me pershtypjet me te mira per qytetin e Vushtrrise , per bashkepuntoret e mi , dhe per te gjithe lojtaret pa perjashtim , pa harruar tifogrupin FORCA. Shpresoj qe situata te ndryshoje per mire , dhe skuadra te vazhdoje me sukses rrugetimin ne superlige. Respekte Vushtrri. /Gazeta Alo