Fjalë Kyçe

ZYRTARE: Sebastian Vettel diskualifikohet nga “Grand Prix” pasi përfundoi i dyti, ja arsyeja

ZYRTARE: Sebastian Vettel diskualifikohet nga “Grand Prix” pasi përfundoi i dyti, ja arsyeja

Shoferi i Aston Martin, Sebastian Vettel është diskualifikuar pavarësisht që përfundoi në garën e dytë në “Grand Prix”.

Arsyeja është që zyrtarët nuk ishin në gjendje të merrnin mostrën e detyrueshme të një litri karburant nga makina pasi përfundoi gara, transmeton lajmi.net.

Organi drejtues i FIA-së, tha se ishte e mundur të nxirrte vetëm 0.3 litra nga makina dhe që nuk kishte mbrojtje siç pretendohej.

Kjo ka ndikuar që Vettel të diskualifikohet, kurse nga kjo kanë përfituar Lewis Hamilton i Mercedesit që është promovuar në pozitën e dytë dhe Carlos Sainz i Ferrarit në të tretin.