Fjalë Kyçe

ZYRTARE: Shtyhet edhe një ndeshje e Premier Ligës

ZYRTARE: Shtyhet edhe një ndeshje e Premier Ligës

Ndeshja e Newcastles si mysafir kundër Evertonit të enjten është shtyrë për shkak të lëndimeve dhe rasteve me Covid në skuadrën e Eddie Howe.

Menaxheri Eddie Howe tha të hënën se Newcastle ishte “afër rrezikut” pas pamundësisë për të futur një ekip të plotë për ndeshjen.Newcastle ishte në gjendje të emëronte vetëm tetë zëvendësues, përfshirë dy portierë, në vend të nëntëve maksimal për barazimin 1-1 të së hënës kundër Manchester United, me skuadër për shkak të lëndimeve dhe rasteve të COVID-19.

Ata humbën gjithashtu Allan Saint-Maximin, Callum Wilson dhe Ryan Fraser për shkak të lëndimit kundër United, ndërsa mbrojtësi i krahut Javier Manquillo mori kartonin e tij të pestë të verdhë të sezonit, duke shtuar vështirësitë e përzgjedhjes së Howe.Kjo është ndeshja e parë që Newcastle e ka shtyrë që kur varianti Omicron filloi të bënte kërdi me orarin e Premier Ligës në dhjetor.“Magpies” janë në vend të parafundit në tabelë me 11 pikë të mbledhura, duke qenë nga skuadrat pretendente për tu përshëndetur nga liga këtë edicion.