Ministria e Tregtisë dhe Industrisë dhe Inspektorati i Tregut të ministrisë kanë inspektuar sot disa markete me qëllim të inspektimit të çmimeve të produkteve që shiten në tregun e Kosovës.
Të shoqëruar nga gazetarët, ata inspektuan çmimet në supermarketin ETC dhe në Super Viva, ku nuk rezultoi ndonjë parregullsi në çmime.
Me këtë rast, ministri i Tregtisë dhe Industrisë Endrit Gashi, tha se është i kënaqur që nga inspektimet e bëra nuk janë gjetur produkte të cilat kanë çmime tjera në vendin e vendosjes me atë në arkë.
Sipas tij, kjo tregon se janë vetëdijesuar edhe bizneset.
“Sot bashkë me ju, MTI dhe Inspektorati i Tregut të Ministrisë në vazhdën e aktiviteteve tona, inspektimeve tona, me qëllim të zbatimit në përpikëri të ligjit për mbrojtjen e konsumatorit, kemi marrë vendim për te dalë në inspektime të jashtëzakonshme, si në Prishtinë, por njëkohësisht kemi kërkuar edhe inspektorate tjera komunale, me qëllim që të marrin inspektime të jashtëzakonshme dhe në fokus ka qenë inspektimi i çmimeve të produkteve të cilat shiten në tregun e Republikës të Kosovës “, tha Shala.
Po ashtu, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë i ka informuar sot qytetarët që të bëjnë ankesa në rast se gjatë blerjes së produkteve nëpër markete hasin në parregullsi. Qytetarët mund të thërrasin në numrin e telefonit: 0800 11000