Fjalë Kyçe

Zyrtare: Trepça ’89 në barazh

Zyrtare: Trepça ’89 në barazh

Më në fund dhe pas sa e sa ditëve beteje nga klubi mitrovicasm Trepça ’89, vjene dhe vendimi final dhe zyrtarë.

Trepça ’89 do të luaj në barazh të shtunën pasdite përballë Vëllanzimit dhe kjo tashmë nuk ka kthim mbrapa. Edhe pse kryetari iTrepçës’89, Abedin Zeka, është ankuar për parregullsi në ndeshjen Drita-Flamurtari me ç’rast skuadra gjilanase kishte inkuadruar në lojë një futbollist të palicencuar sipas tyre, megjithatë ankesa e tyre është refuzuar dy herë andaj mitrovicasit do të jenë në barazh e Drita mund t’i nis pushimet.

Ajo që redaksia jonë mori vesh tani, të mërkurën në ora 11.00 në selinë e FFK-së, do të hedhet edhe shorti për dy ndeshjet e barazhit, Gjilani-Besa dhe Trepça’89- Vëllaznimi, për ta kuptuar saktë se cila prej këtyre skuadrave do të jenë në cilësinë e vendasit, kurse ndeshjet do të zhvillohet të enjtën me 30 maj dhe të shtunën me 1 qershor.