Fjalë Kyçe

Zyrtare/ U largua nga Egnatia, Mario Teqja prezantohet te Vushtria

Zyrtare/ U largua nga Egnatia, Mario Teqja prezantohet te Vushtria

Mbrojtësi Mario Teqja vetëm pak ditë pasi u largua nga skuadra e Egnatias, është prezantuar si lojtari më i ri i skuadrës së Vushtrisë, i cili ka firmosur kontratë 1-vjeccare me skuadrën nga Kosova.

Lajmin e ka bërë të ditur skuadra e Vushtrisë, e cila nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale i ka uruar ish-mbrojtësit të Egnatias mirëseardhjen.

“Mario Teqja nënshkruan me Vushtrrinë. Qendërmbrojtësi 25-vjeçar nga Tirana, pjesë e klubeve Shqiptare si KF Erzeni dhe së fundi KF Egnatia ekip me të cilin u inkuadruar në Superligen Shqiptare në sezonin 2020/2021 ka vendosur që të bashkohet me ne! Ne i dëshirojmë suksese në paraqitjet e tij dhe atë që secili prej nesh e pret rikthimin në superligen e Kosovës! “ thuhet në postimin e skuadrës kosovare./abcnews