Fjalë Kyçe

Zyrtare: UEFA e dënon Serbinë

Zyrtare: UEFA e dënon Serbinë

UEFA ka dënuar Serbinë me një ndeshje lojë pa praninë e tifozëve, pas thirrjeve raciste nga serbët ndaj Portugalisë.

UEFA ka vendosur që ndeshjen e radhës që Serbia e luan në shtëpi ndaj Luksemburgut më 14 nëntor, ta luaj pa shikues. Shtëpia e futbollit europian gjithashtu ka gjobitur Serbinë me 33 mijë e 250 euro.

UEFA gjithashtu ka paralajmëruar se Serbia mund të ndëshkohet përsëri, në rast se e kjo gjë ndodhë përsëri brenda periudhës një vjeçare.

Ndryshe, Serbia pozicionohet e treta në Grupin B me 10 pikë, me vetëm një pikë më pak se Portugalia e vendit të dytë, kurse Ukraina e vendit të parë ka siguruar kualifikimin për në ‘Euro 2020’.

Dy ndeshjet e radhës Përfaqësuesja e Serbisë i luan në shtëpi ndaj Luksemburgut dhe Ukrainës.