Fjalë Kyçe

Zyrtare: Ujkan Karanezi largohet nga Bashkimi

Zyrtare: Ujkan Karanezi largohet nga Bashkimi

Basketbollisti Ujkan Karanezi është larguar nga skuadra e Bashkimit nga Prizreni, shkruan Zeri.info.

Lajmin e ka konfirmuar vet basketbollisti përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”.

Karanezi vitet e fundit ai ishte njëri prej më të rëndësishmëve te skuadra portokalli, ndërsa ka pranuar faktin se është në bisedime me dy skuadra të Superligës.

Postimi i plotë i Karanezit pa ndëryrje në rrjetin social Facebook

Të dashur Arpagjik, Prizrenas dhe i gjithë komuniteti sportiv,

Dua të ju njoftoj që nga dita e sotme jam lojtar i lirë. Pas tri viteve të kaluara në klubin e qytetit, rrugët tona ndërprehen këtu duke i falenderuar të gjithë ju që më përkrahët dhe më qëndruat afër në momente të mira dhe të vështira.

Duke i uruar Klubit të Bashkimit të gjitha të mirat në vazhdim, unë kam besuar për tjetër përfundim duke i qëndruar besnik fjalëve të mia kur kam firmosur që nuk largohem lehtë nga Klubi i qytetit mirëpo gjërat rrodhën si rrodhën.

Për vazhdimin e karrierrës time dua të ju informoj që jam në bisedime me dy klube të Superligës, dhe do të ju informoj në kohë për lëvizjen time të rradhës.

Ju premtoj që do të kthehem FUQISHËM!

I juaji,

Ujkani.