Fjalë Kyçe

Zyrtare: Ulpiana nuk ndalet, Zarate dhe Franic nënshkruajnë me lipjanasit

Zyrtare: Ulpiana nuk ndalet, Zarate dhe Franic nënshkruajnë me lipjanasit

Ulpiana ka vazhduar me përforcime, duke zyrtarizuar ardhjet e Gonzalo Ivan Zarate Fagiuoli dhe Domagoj Franic.

Argjentinasi Zarate luan si mesfushor dhe vjen nga Borec (Maqedoni e Veriut), ndërsa Franic është mbrojtës vjen nga Slovacko (Sllovaki).

“KF ULPIANA 1926, arrin marrëveshje me mesfushorin argjentinas, Gonzalo Ivan Zarate Fagiuoli, i cili vjen nga radhët e FK Borec nga Maqedonia Veriore”.

“Me Zaraten, klubi ka arritur marrëveshje 1 vjeçare me mundësi vazhdimi. Zarate ka pasur edhe shumë oferta të ndryshme nga ekipet vendore si dhe ato ndërkombëtare mirëpo Zarate ka zgjedhur KF ULPIANA”, thuhet në njoftimin e klubit përcjell telegrafi.

Në anën tjetër Franic ka bërë karrierë edhe në vende si Kroacia dhe Bosnja, para se të luante në Sllovaki.

“KF ULPIANA 1926, arrin marrëveshje me mbrojtësin kroat Domagoj Franic, i cili vjen nga radhët e FC Slovacko nga Sllovakia”.

“Domagoj ka luajtur edhe për ekipet si RNK Split, FK Gorica, NK Hajduk Split, NK Bijeljina, dhe FK Radnik”.

“Me Domagoj, kemi arritur marrëveshje 6 mujor me mundësi vazhdimi edhe për 1 vit. DOMAGOJ FRANIC ka pasur edhe shumë oferta të ndryshme nga ekipet vendore si dhe ato ndërkombëtare mirëpo DOMAGOJ ka zgjedhur KF ULPIANA”, thuhet në njoftimin e klubit lipjanas.