Ish-trajneri i Besës dhe disa skuadrave të tjera pritet të marr drejtimin e KF Istogut
Klubi futbollistik Istogu njofton se ka arritur marrëveshje me trajnerin e njohur kosovar, Valdet Shoshi.
Shoshi nga sot do ta merr drejtimin e skuadrës së Istogut, stërvitjen e parë do ta zhvillojë sot në ora 16:00 në stadiumin e qytetit në Istog.
Trajneri pejan më herët kishte drejtuar Besën e Pejës dhe Drenicën.
Tashmë shtabi teknik i Istogut do të udhëhiqet nga Valdet Shoshi, ndërsa ndihmës të tij do të jenë: Hysni Kabashi, Mehdi Arifaj dhe Driton Dreshaj