Fjalë Kyçe

Zyrtare: Valon Behrami kalon te Brescia

Zyrtare: Valon Behrami kalon te Brescia

Futbollisti veteran, Valon Behrami, do ta vazhdojë karrierën në Serie B te skuadra e Brescias.

Mesfushori shqiptar në dy sezonet e fundit ka veshur fanellën e Genoas.

Ai më parë ka luajtur edhe me klube si Sion, Udinese, Watford, Hamburg, Napoli, Fiorentina, West Ham dhe Lazio.


Behrami ditë më parë shkëputi kontratën me Genoan për t’iu bashkuar të hënën skuadrës së Brescias, që është në garë për t’u kthyer në Serie A.


Nuk është bërë e ditur se deri në cilin vit ka firmosur kontratë me skuadrën italiane. /Telegrafi/