Fjalë Kyçe

ZYRTARE: Valon Behrami transferohet te kjo skuadër

ZYRTARE: Valon Behrami transferohet te kjo skuadër

Valon Behrami edhe zyrtarisht ka nënshkruar me klubin zviceran FC Sion në një marrëveshje dyvjeçare pasi bisedimet mbi rinovimin e kontratës me Udinesen dështuan.

Mesfushori nuk arriti marrëveshje me ‘Le Zebrette’ për rinovimin e kontratës dhe ka vendosur të bashkohet me Sion, që i ofruan atij një marrëveshje dyvjeçare me mundësinë që të bëhet trajner i skuadrës në të ardhmen.

34-vjeçari kaloi dy sezonet e fundit në Udine pasi u bashkua nga Watford për 2 milionë euro në vitin 2017, duke bërë 39 paraqitje gjatë qëndrimit të tij në ‘Arena Dacia’.

Behrami kaloi pjesën më të madhe të karrierës së tij në Serie A, duke luajtur për skuadrat si Genoa, Hellas Verona, Fiorentina, Lazio dhe Napoli, ndërsa ai e ngriti Kupën e Italisë me ‘Azzurri’ në sezonin 2013/2014.

Sa i përket kombëtares, mesfushori u ‘përzu’ nga selektori Vladimir Petkovic këtë vit.