Valon Berisha edhe zyrtarisht është lojtar i Fortuna Dusseldorf.
Mesfushori i Kombëtares së Kosovës, Valon Berisha, është prezantuar te skuadra e Bundesligës, Fortuna Dusseldorf.
Klubi gjerman ka njoftuar se ka huazuar Berishën deri në fund të sezonit, duke pasur të drejtën edhe të blerjes së tij.
Berisha ishte pjesë e Lazios për një vit e gjysmë, por te skuadra italiane asnjëherë nuk arriti të tregonte më të mirën e tij.
Gjatë karrierës së tij, Berisha ka veshur edhe fanellën e Viking në Norvegji dhe Salzburgut në Austri.