KB Bashkimi ka njoftuar për transferimin e ri.
Basketbollisti Valon Bunjaku është transferimi më i ri i KB Bashkimit, shkruan lajmi.net.
Bunjku u transferua nga KB Golden Eagle Ylli ku në sezonin e fundit e fitoi titullin e Superligës së Kosovës me therandasit.
23 vjeçari pati një mesatare prej 18.6 pikësh, 7.3 kërcime dhe 4.1 asistime në sezonin që lamë pas.
Bashkimi ka njoftuar përmes llogarisë zyrtare në Facebook për transferimin e Bunjakut.