Fjalë Kyçe

Zyrtare: Vedat Muriqi i bashkohet Lazios

Zyrtare: Vedat Muriqi i bashkohet Lazios

Vedat Muriqi edhe zyrtarisht i është bashkuar Lazios nga Fenerbahce, në një marrëveshje rreth 20 milionë euro, duke përfshirë bonuset.

Klubi nga Serie A Lazio njoftoi përmes një komunikate në rrjetet sociale se e ka blerë përfaqësuesin e Kosovës, Vedat Muriqi, raporton Gazeta Express.

Muriqi besohet se ka nënshkruar marrëveshje katërvjeçare me Lazion, e cila do ta mbajë atë në Stadiumin Olimpik të kryeqytetit italian deri në verën e vitit 2024.

https://twitter.com/OfficialSSLazio/status/1305889904124141569

26-vjeçari do t’i fitojë 2 milionë euro në sezon, plus bonuset.

Besohet se Lazio ia pagoi Fenerbahces 18 milionë euro të plota dhe do t’ia paguajë edhe 2 milionë euro të tjera varësisht prej bonuseve të përfshira në marrëveshje.

Sulmuesi nga Prizreni po largohet nga Feneri pas vetëm një sezoni, ku la shumë mbresa.

Ai iu bashkua Fenerbahces nga Rizespori për 3.5 milionë euro verën e kaluar, duke i shënuare 17 gola në 36 ndeshje në fanellën verdhezi.

Muriqi në Lazio do t’i bashkohet portierit të Kombëtares së Shqipërisë, Thomas Strakoshës dhe në Serie A bashkëlojtarëve të vet në Kombëtaren e Kosovës, Amir Rrahamit të Napolit, Mërgim Vojvodës dhe Samir Ujkanit të Torinos.