Fjalë Kyçe

ZYRTARE: Vëllaznimi mbetet pa trajner!

ZYRTARE: Vëllaznimi mbetet pa trajner!

Blerim Mula nuk do të jetë më trajner i Vëllaznimit. Marrëveshja për ta drejtuar ekipin e parë të kuqezinjëve ishte vetëm deri në përfundimin e edicionit.

Ai do të rikthehet në Shkollën e Futbollit, siç ishte marrëveshja paraprake me kryetarin Agim Cana.

Lajmi konfirmohet për gazetën nga menaxheri gjeneral, Besnik Gojani.

“Mula rikthehet në Shkollën e Futbollit sepse ashtu ishte marrëveshja. Ne brenda 10 ditësh do ta emërojmë trajnerin e ri”, deklaroi Gojani për Gazetën Olle.

Mula e përjetoi aq rëndë humbjen nga 89-shi, sa që kishte probleme shëndetësore pas ndeshjes.

Kujtojmë që Agim Cana që prej ardhjes te Vëllaznimi, ka dështuar të gjejë një trajner që i ka sjellur suksese skuadrës.

Pas shkarkimit të pamenduar mirë të Arsim Gojani, Vëllaznimi është drejtuar nga Gani Sejdiu e Ismet Munishi, që kanë dështuar të arrijnë objektivat me skuadrën nga Gjakova.