Fjalë Kyçe

ZYRTARE: Vëllaznimi rikthen ish-trajnerin

ZYRTARE: Vëllaznimi rikthen ish-trajnerin

Skuadra gjakovare ka zyrtarizuar rikthinin e Blerim Mulën, dikur ish-trajner i skuadrës së parë, shkruan Gazeta Alo.

Lajmin e ka zyrtarizuar skuadra e Vëllaznimit në rrjetet sociale.

BLERIM MULA RIKTHEHET TE VËLLAZNIMI

Sot, është arrit marrëveshja zyrtare ndërmjet Klubit të Vëllaznimit dhe ish lojtarit të shquar shumëvjeçar të këtij klubi dhe të klubeve të elitës së futbollit të Turqisë, Blerim Mula, për rikthimin e tij në radhët e klubit tonë. Blerim Mula, trajner i dëshmuar ndër vite, prej sot është emëruar Drejtor i Akademisë së Futbollit të Klubit të Vëllaznimit.

Me këtë rast njoftojmë të gjithë të interesuarit se duke filluar nga data 15.04.2019, fillon regjistrimi i të interesuarve për të qenë pjesë e Akademisë së Vëllaznimit, puna e së cilës do të fillon me 15.06.2019.

Të drejtë regjistrimi kanë të gjithë fëmijët nga mosha 7 e deri në moshën 17 vjeçë. Regjistrimi i të interesuarve bëhet në zyrat e Klubit që gjenden në rrugën transite, në hotelin “Apollonia AC”./Gazeta Alo