Kryesia e klubit të Vëllaznimit e ka suspenduar sulmuesin, Almedin Murati pas sjelljes së tij në ndeshjen e djeshme ndaj Vitisë.
Ky është njoftimi i klubit
Bordi i Klubit të Futbollit “Vëllaznimi”, duke e analizuar rrjedhën e ndeshjes së javës së 26-të, VËLLAZNIMI – VITIA 1:1, pos tjerash ka analizuar edhe sjelljen e futbollistit të Klubit, Almedin Murati. Duke e vlerësuar sjelljen e tij karshi publikut, pas zëvendësimit që iu është bë, si të pa pranueshme, Bordi i Klubit, në përputhje me Rregulloren Diciplinore të Klubit, ka marrë vendim që Almedin Murati, për shkak të asaj sjelljeje, të pezullohet përkohësisht, në afat të pacaktuar, deri në marrjen e vendimit definitiv.
Bordi i K.F.”Vëllaznimi” – Gjakov