Fjalë Kyçe

Zyrtare: Zhegrova i ka ditët e numëruara në klubin belg

Zyrtare: Zhegrova i ka ditët e numëruara në klubin belg

Zhegrova i ka ditët e numëruara te KRC Genk pasi klubi belg tashmë ka zyrtarizuar blerjen e Junya Itos

KRC Genk nuk dëshiron t’i lë asgjë rastësisë. Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, klubi belg ka bërë të ditur se kanë arritur marrëveshje me Kashiwa Reysol për transferimin e anësorit të djathtë, Junya Ito, transmeton Gazeta Express.

Mediat belge raportojnë se Ito u ble për ta zëvendësuar anësorin e Kosovës, Edon Zhegrova, i cili është shumë afër transferimit në Zvicër te Baseli, ku do të gjejë dy shqiptarë, Albian Ajeti dhe Taulant Xhaka.

25-vjeçari, Ito, ka nënshkruar me klubin belg për një sezon e gjysmë në formë huazimi, me opsionin e blerjes permanente.

Në kampionatin japonez, Ito ka bërë 162 paraqitje, ku ka shënuar 26 gola dhe ka dhuruar 35 asistime.

Ai gjithashtu ka bërë deri më tani edhe 12 paraqitje me Kombëtaren japoneze.