Fjalë Kyçe

ZYRTARE: Zhegrova në Basel

ZYRTARE: Zhegrova në Basel

Ylli kosovar, Edon Zhegrova, i është bashkuar skuadrës  zvicerane, Basel.

Edon Zhegrova i cili deri më tani paraqitej me skuadrën e Genk, ka zgjedhur që pjesën e mbetur të sezonit ta kaloj me kampionin e shumëfishtë të Zvicrës.

Anësori kosovar do të aktivizohet në kampionatin zviceran për një sezon e gjysmë, ku pritet të rritet si lojtar dhe karakter.

“Shumë i emocionuar, është ekip i ri dhe jetë e re për mua. Jam i lumtur që do të jem pjesë e klubit më të madh në Zvicër” ka thënë fillimisht Edoni, përcjell lajmi.net.

“Për mua është fantastike dhe do të jap më të mirën nga vetja për ta ndihmuar skuadrën time” ka thënë tutje ai.

“Zgjodha Baselin sepse shumë lojtarë kanë shkëlqyer këtu dhe mendoj se është mundësi e mirë për mua që të luaj këtu” ishin fjalët e të riut nga Kosova.

Zhegrova në Basel do ta bartë numrin 30 në fanellë, ku shpresojmë që të shkëlqej dhe të bind Baselin për ta blerë kartonin e tij, por pse jo edhe ndonjë skuadër më të madhe.