Fjalë Kyçe

Arrestohen katër zyrtarë të Ministrisë së Bujqësisë

Arrestohen katër zyrtarë të Ministrisë së Bujqësisë

Katër zyrtarë të Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë janë arrestuar sot, pas një aksioni që ka kryer Policia e Kosovës në Ministrinë e Bujqësisë

Sipas raportimeve të mediave, arrestimi i tyre lidhet me dyshimet për marrje ryshfeti në vazhdimësi për ndarje të subvencioneve.

 

Aksioni ka zgjatur më shumë se një orë ndërsa në pranga kanë përfunduar katër zyrtarë.

Personat e prangosur janë nxjerr nga zyrat e AZhB-së dhe janë futur në makinat zyrtare të policisë për tu dërguar në stacion për intervistim.

Pak më parë hetuesit kanë nxjerr edhe thasë me prova materiale nga këto zyra.

Pjesë e këtij aksioni kanë qenë edhe kryeprokurori i prokurorisë themelore në Prishtinë dhe Drejtori i Krimeve Financiare.