Kryeshefi Ekzekutiv i Inspektoratit të Policisë, Kushtrim Hodaj, deklaroi se zyrtarët e arrestuar dyshohen për përfshirje në mbi 400 raste të veprave kriminale si marrje e ryshfetit, korrupsion dhe keqpërdorim i pozitës zyrtare.
“Atyre iu është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh dhe të njëjtit janë suspenduar nga puna”, shtoi ai.
Sipas Hodajt, bashkëpunimi në operacion me Doganën e Kosovës dhe Agjencinë e Inteligjencës rezultoi i suksesshëm.
Aktivitetet kriminale sipas kreut të Inspektoratit dyshohet se janë kryer në pikat Qafë Prushë dhe Qafë Morinë.