Nënkryetari i Komunës së Skënderajt, Sami Lushtaku në prag të 14 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, ka vizituar familjen e ish-presidentit Hashim Thaçi.
Bashkë me Lushtakun në vizitë ishte nënkryetarja e së PDK-së, Vlora Çitaku dhe deputetetja Ganimete Musliu.
“Sa mikpritës e sa të dashur janë nana Hyrë e baba Haxhi. Të shtyer në moshë e të lodhur nga sfidat e jetës por gjithmonë ballëhapur e krenarë që Kosovës i dhanë një personalitet si Presidenti Hashim Thaçi.
Rrofshin gjatë këta prindër fisnikë e pritshin edhe shumë përvjetorë të tjerë të pavarësisë, bashkë me Presidentin Hashim Thaçi!”, ka shkruar ai në Facebook.