Fjalë Kyçe

Zyrtari i VV-së – Selmanajt: Tregona faturat e shpenzimeve në Uashington, le çfarë buke ha Hoti

Zyrtari i VV-së – Selmanajt: Tregona faturat e shpenzimeve në Uashington, le çfarë buke ha Hoti

Zëvendëskryeministri Driton Selmanaj, mbrëmë ka deklaruar se kryeministri Avdullah Hoti e merr bukën me vete në punë.

Ndaj kësaj deklarate të tij, ka reaguar zyrtari i Vetëvendosjes, Adnan Rrustemi i cili i thotë Slemanajt le të tregon faturat e shpenzimeve të delegacionit në Washington dhe le të dihet se çfarë ka hangër Hoti, e ku e ka ngjyer Dritoni dhe sa ka lënë bakshish Skenda.

Postimi i plotë:

Driton Selamanaj sa thotë se me çfarë buke e han sandviçin Hoti, le të dërgon faturat e shpenzimeve të delegacionit në Washington më 4 shtator.

Janë bërë 22 ditë nga kur deputetët tanë të Komisionit për mbikëqyrjen e financave publike kanë kërkuar dokumentet për shpenzimet e udhëtimit e qëndrimit në Washington dhe ende s’kanë marrë përgjigje.

Le ta shohim çfarë ka hangër Hoti, e ku e ka ngjyer Dritoni dhe sa ka lënë bakshish Skenda.

https://www.facebook.com/adnan.rrustemi.92/posts/10157398010030095