Fjalë Kyçe

Zyrtari komunal në Rahovec dënohet me 2000 euro për falsifikim të dokumentit zyrtar

Zyrtari komunal në Rahovec dënohet me 2000 euro për falsifikim të dokumentit zyrtar

Gjykata Themelore në Gjakovë ka njoftuar se ka shpallë aktgjykim dënues ndaj të pandehurit M.M., zyrtar komunal në Rahovec që akuzohet se ka falsifikuar dokumentin zyrtar.

Kryetari i Trupit gjykues i Departamentit për Krime të Rënda – Drilon Haraçia, e shpalli fajtor për veprën penale dhe i shqiptoi dënim me burgim në kohëzgjatje prej gjashtë muaj, pasi pas mbajtjes së shqyrtimit fillestar, i pandehurin M.M., paraprakisht e ka pranuar fajësinë sipas aktakuzës, njofton Klan Kosova.

Me kërkesën e mbrojtjes ky dënim iu zëvendësua me gjobë në shumë prej dymijë (2000) €.

I pandehuri M.M., akuzohet se më 11 qershor 2019 si gjeometër pranë Drejtorisë për Kadastër, Gjeodezi dhe Pronë në Komunën e Rahovecit, përpilon shkresën zyrtare dhe me nënshkrim të rremë e vërteton dokumentin zyrtar.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej 15 ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar.