Fjalë Kyçe

Zyrtari policor kapet duke bërë seks në park me një grua, ky është vendimi i tij

Zyrtari policor kapet duke bërë seks në park me një grua, ky është vendimi i tij

Një zyrtar policor është kapur duke bërë marrëdhënie seksuale me një grua në publik.

Ngjarja kishte ndodhur në një hapësirë publike në “Porthkerry Country Park” në Britani, raportojnë mediat britanike.

Zyrtari policor ishte 52-vjeçar, ndërsa kishte rënë në kontakt me gruan në fjalë përmes rrjeteve sociale.

Gruaja i kishte treguar se i adhuron personat në uniformë, ndërsa zyrtari policor kishte pranuar ta vizitonte dy herë sa ishte në detyrë.

Herën e parë ai kishte shkuar ta vizitonte me veturë civile të policisë për të bërë marrëdhënie seksuale, ndërsa herën e dytë kishte shkuar në shtëpinë e saj me një motoçikletë të policisë.

Zyrtari policor kishte pranuar se ka bërë sjellje të pahijshme dhe ka vendosur të japë dorëheqje nga pozita e tij. Të njëjtit i është ndaluar të punojë si oficer policie në Angli.

Ai kishte thënë se ishte pishman për veprimin e tij dhe se nuk kishte dashur asnjëherë që karriera e tij të përfundonte në atë mënyrë.