Pejë-Policia e Kosovës njofton se një zyrtar policor derisa ka qenë jashtë detyrës zyrtare është sulmuar nga pesë persona të tjerë.
Sipas raportit 24-orësh të PK-së, njëri nga të dyshuarit kishte shtënë me armë zjarri në vendin e ngjarjes.
“Rr. Mikel Marku, Pejë 29.01.2025, 14:52. Ankuesi mashkull kosovar zyrtar policor jashtë detyrës zyrtare, ka raportuar se deri sa ishte nën shoqërimin e një personi duke rregulluar automjetin është sulmuar fizikisht nga pesë të dyshuar meshkuj kosovarë ku njëri prej të dyshuarve kishte shtënë me armë zjarri në vendin e ngjarjes. Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa njëri nga të dyshuarit ka pranuar tretman mjekësor pasi që ishte sulmuar me mjete të forta nga katër të dyshuarit e tjerë. I njëjti është paraqitur në stacionin policor dhe gjatë kontrollit është gjetur dhe sekuestruar një armë pistoletë. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. Ndërsa katër të dyshuarit tjerë gjenden në arrati.