Këshilltari i Presidencës ukrainase, Mykhailo Podolyak, tha se të hënën, më 14 mars, do të paraqesin rezultatet e para të bisedimeve me delegacionin rus.
Podolyak, që është pjesë e delegacionit ukrainas në bisedimet me Rusinë, përmes një postimi në Twitter tha se bisedimet me Moskën po vazhdojnë pandërprerë.
“Sërish. Negociatat po vazhdojnë pandërprerë përmes video-konferencave. Grupet punuese po punojnë vazhdimisht. Një numër i madh i çështjeve kërkojnë vëmendje të vazhdueshme. Të hënën, më 14 mars, një sesion negociues do të mbahet për të përmbledhur rezultatet paraprake”, ka shkruar ai.
Again. Negotiations go non-stop in the format of video conferences. Working groups are constantly functioning. A large number of issues require constant attention. On Monday, March 14, a negotiating session will be held to sum up the preliminary results…
— Михайло Подоляк (@Podolyak_M) March 13, 2022