Fjalë Kyçe

Zyrtarizohet kalimi i Pjaniqit te Barcelona

Zyrtarizohet kalimi i Pjaniqit te Barcelona

Barcelona ka firmosur me futbollistin boshnjak, Miralem Pjaniq. Këtë klubi i madh spanjoll e ka bërë të ditur të hënën pasdite në faqen zyrtare.

Mesfushori do të firmos kontratë të vlefshme për katër vjet, deri në fund të edicionit 2023\2024. Klauzola e lirimit të tij do të jetë 400 milionë euro, ka njoftuar Barcelona.

Transferimi i tij i ka kushtuar Barcelonës plot 60 milionë euro, plus pesë milionë në bonuse.

Pjaniq do të luajë për Juventusin deri në fund të edicionit aktual.

30-vjeçari ka lindur në Tuzla të Bosnjë-Hercegovinës. Ai pritet të jap kontribut të madh për mesfushën e Barcelonës. Pjaniq ka nisur karrierën te Metzi në vitin 2007. Më pas luajti për Lyonin. Te Roma ishte prej vitit 2011 deri në vitin 2016, kurse prej atëherë ka luajtur me sukses te Juventusi. Ai ka 92 ndeshje e 15 gola për Bosnjën.