Fjalë Kyçe

Zyrtarja e AAK-së: Enver Hoxhaj është hajgaregji

Zyrtarja e AAK-së: Enver Hoxhaj është hajgaregji

Ish- deputetja e Kuvendit nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), që synon edhe për një mandat në legjislativin e vendit, Time Kadrijaj ka thënë se kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj gjatë karrierës së tij është ankuar vazhdimisht për bashkëpartiakët e tij nga UÇK-ja.

Kadrijaj përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook e ka quajtur hajgarexhi Hoxhajn.

“Enver Hoxhaj është hajgarexhi. Në karrierën e vet nuk ka lënë derë pa çelë me u anku për bashkëpartiakët e tij nga UÇK-ja, se po e marrin në qafë Kosovën. Sot, ai po mundohet me ua zënë vendin. Po e zbeht është figura e tij me hapë luftë me heronjtë e Kosovës, siç është edhe Ramush Haradinaj, që me Amerikën dhe Evropën e çliruan Kosovën e me ata edhe po e ndërtojnë”, ka shkruar Kadrijaj.