Janë arrestuar gjashtë persona në Pejë të cilët po dyshohet për vepër penale “vjedhje e rëndë”.
Drejtoria e Policisë në Pejë ka njoftuar se më 7 maj të këtij viti është raportuar një vjedhje në një shtëpi në fshatin Isniq të Deçanit. Në shtëpinë e pabanuar aty janë vjedhur gjëra me vlerë.
“Stacioni Policor në Deçan, me datë 07.05.2021, është informuar nga ankuesi se persona të panjohur kanë hyrë me forcë në shtëpinë e tij në fshatin Isniq-Deçan, në këtë shtëpi nuk ka qenë duke jetuar askush dhe nga aty kanë vjedhur sende të vlefshme dhe kanë dëmtuar derën e hyrjes së shtëpisë dhe një (1) kamerë sigurie. Hetuesit e Stacionit Policor në Deçan, pas një pune operativo-hetimore, ka arritur të identifikoj dhe arrestoj fillimisht tre (3) persona të dyshuar, të cilët ishin duke qarkulluar me një veturë pa targa, gjatë kontrollit në veturë janë gjetur (maska te improvizuara dhe kaçavida). Në koordinim të plotë me Prokurorinë e shtetit dhe me Gjykatën kompetente është bërë bastisja e katër (4) lokacioneve të ndryshme dhe janë arrestuar edhe tre (3) persona të dyshuar te dyshuar për vjedhë të rëndë”, thuhet në komunikatën për media.
Të arrestuarit janë:
1. V.K. lindur me 2000
2. A.S. lindur me 2001
3. D.S. lindur me 2000
4. I.M. lindur me 2000
5. J.A. lindur me 1997
6. A.H. lindur me 2000
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit të shtetit, të dyshuarve 1,2,3,4, iu është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orëve, ndërsa të dyshuarit 5 dhe 6 janë liruar në procedurë te rregullt.