Policia e Kosovës për rajonin e Ferizajt ka bërë të ditur se Njësia e Trafikut Rrugor, gjatë realizimit të kontrollit me radar në rrugën magjistrale Ferizaj-Prishtinë në fshatin fshatin Prelez të Ferizajt, rreth orës 03:05, ka evidentuar një automjet të markës Audi me targa vendore që po lëvizte me shpejtësi prej 115 km/h në zonën ku kufizimi i lejuar është 50 km/h.
Në njoftim thuhet se ndaj shoferit F.B.,41 vjeç është shqiptuar një gjobë për kundërvajtje trafiku për tejkalim të shpejtësisë së lejuar me 300 euro, tri pikë negative dhe masë mbrojtëse (ndalim i drejtimit të mjetit për 3 muaj).
“Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me kontrolle dhe aktivitete të intensifikuara në funksion të parandalimit të aksidenteve dhe rritjes së sigurisë në komunikacion. Apelojmë tek të gjithë shoferët që të respektojnë rregullat dhe shenjat e komunikacionit rrugor”, thuhet në njoftim.
Policia fton qytetarët për bashkëpunim dhe të njoftojnë për çdo shkelje apo rrezik në komunikacion, mund të njoftoni përmes: 192, 0290/326-250, 0290/322-406 dhe përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë”. /Telegrafi/