Fjalë Kyçe

​Kërkohet ndihmë për shërimin e 27 vjeçares nga Mitrovica

​Kërkohet ndihmë për shërimin e 27 vjeçares nga Mitrovica

Ekipi “Ta ndihmojmë Nora Saraçin” kërkon nga mediat që të publikohet një njoftim për ndihmë shoqes së tyre.

Nora Saraçi, 27 vjeçare është diagnostifikuar me leukemi akute. Për trajtimin e saj në Turqi kërkohen 200 mijë euro.

Më poshtë njoftimi për ta ndihmuar Nora Saraçin:

“Nora Saraçi nga Mitrovica – Kosovë, është vetëm 27 vjet e re. Ajo është diagnostikuar me Leukemi Akute AML. Ajo po mjekohet në Spitalin Mjekësor Park Goztepe në Stamboll, Turqi. Trajtimi përbëhet nga disa seanca të kimioterapisë dhe një transplantim. Për të përmbushur trajtimin dhe transplantimin, ndihma financiare është e nevojshme sa më shpejt të jetë e mundur. Ne kemi nevojë për ndihmë financiare urgjentisht. Kostoja e trajtimit të saj do të shkojë deri në 200.000 Euro. Çdo dhurim nga ju mund të shpëtojë jetën e Norës”.

Klikoni këtu për të ofruar ndihmë financiare.