Fjalë Kyçe

Lehtësimi i trafikut në Veternik, Rama zbulon projektin për rrugë të reja në hyrje të Prishtinës

Lehtësimi i trafikut në Veternik, Rama zbulon projektin për rrugë të reja në hyrje të Prishtinës

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se është finalizuar projekti i penetrimit të Veternikut.

Sipas postimit të Ramës në Facebook, përmes këtij investimi do të krijohet një lidhje e re ndërmjet Rrugës A dhe Lagjes Emshir, me qëllim lehtësimin e qarkullimit dhe shkarkimin e trafikut në hyrje të kryeqytetit.

“Projekti i penetrimit të Veternikut është finalizuar. Me këtë investim krijojmë një lidhje të re ndërmjet Rrugës A dhe lagjes Emshir, duke lehtësuar ndjeshëm qarkullimin dhe duke shkarkuar trafikun në hyrje të Prishtinës, veçanërisht për automjetet që vijnë nga Gjilani, Ferizaj dhe autostrada”, shkroi Rama./Klankosova.tv.