Fjalë Kyçe

​19-vjeçari kanos të atin dhe gjyshin, arrestohet nga policia

​19-vjeçari kanos të atin dhe gjyshin, arrestohet nga policia

Stacioni policor në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sot rreth orës 10:00 ka pranuar një informacion se në rrugën ‘’Kuvendi i Arbërit’’ në Ferizaj është një rast i kansojes.

“Në lidhje me këtë, policia i ka marr veprimet e nevojshme dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe në rast janë kycyr Njësia e Hetimeve , ku kanë arrestuar personin e dyshuar me inicialet E.N (M/K) 19 vjeçar, ( i njohur për policinë përdorues i narkotikëve) i cili kishte kanosur babain e tij, e më pas edhe gjyshin e tij.”, thuhet në njoftimine policisë.

I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë , për procedura të mëtejme hetimore.