Kryesia e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës sot ka vendosur të fillojë përgatitjet për mbajtjen e zgjedhjeve të brendshme partiake, në të gjitha nivelet e organizimit të saj.
Kryesia e AAK-së ka formuar grupin punues për plotësimin e Platformës programore të partisë dhe grupin punues për ndryshimet e Statutit të AAK-së, të cilat do të përfshijnë mënyrën e zgjedhjes së organeve drejtuese të partisë në sistemin një delegat – një votë.
Në strukturat e partisë nuk do të ketë pozita ex-officio as për kandidatë as për poste dhe të gjithë personat që udhëheqin pozita në AAK do t’i nënshtrohen procesit zgjedhor nga baza.
Në mbledhjen e ardhshme Këshilli Drejtues i AAK-së do të vendosë datën e mbajtjes së Kuvendit të punës, i cili do të aprovojë plotësimin e Platformës programore dhe ndryshimit të Statutit të AAK-së, si bazë legale për mbajtjen e zgjedhjeve në parti.