Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidati për kryeministër të Kosovës, Albin Kurti është takuar me kryeministrin shqiptar Edi Rama, në kryeministri, njofton Ora News.
Kurti gjatë ditës së sotme ka konfirmuar se do të udhëtojë për në Tiranë, për të marrë pjesë në një konferencë, ku do të takohet edhe me kryeministrin Rama.