Një person është arrestuar në Gjilan, pasi gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, janë gjetur dhe sekuestruar shtatë armë të gjata të llojeve dhe kalibrave të ndryshme, tri armë të shkurtra të llojeve të ndryshme, treqind e tridhjetë e dy 332 fishekë të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm, gjashtë fitila iniciues, gjashtë copë eksploziv 3 RD 40mm, pjesë të ndryshme të armëve, dy radiolidhje, tri thika luftarake, një palë dylbi, pajisje tjera përcjellëse për armë, 80.000 copë cigare BOND me banderola të Serbisë.
Pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë, rasti vazhdon të hetohet.