Fjalë Kyçe

​Ilir Meta dënon sulmin ndaj Armand Dukës, e quan akt terrorist

​Ilir Meta dënon sulmin ndaj Armand Dukës, e quan akt terrorist

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta e cilësoi “akt terrorist” vendosjen e lëndës plasëse në derën e banesës së Presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka.

“Dënoj me forcë aktin terrorist në familjen e Presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, z. Armando Duka dhe u bëj thirrje të gjithë institucioneve ligjzbatuese të zbardhin me transparencë këtë ngjarje shumë të rëndë. Një akt i tillë kriminal, në vijim të dhunës verbale, shantazhit dhe presioneve publike, shton emergjencën për ndalimin sa më parë dhe nxjerrjen para drejtësisë të frymëzuesve dhe autorëve”, ka shkruar ai në Facebook.