Fjalë Kyçe

​Lladrovci ua bën ‘pilifunc’ partive politike

​Lladrovci ua bën ‘pilifunc’ partive politike

Kreu i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ua ‘ka bërë pilifunc’ subjekteve politike të Kosovës.

Ai përmes një statusi në Facebook shkruan rreth opinionit të partive politike që po e kundërshtojnë koalicionin e mundshëm me PDK-në për zgjedhjet e ardhshme.

Krahas kësaj, ka postuar edhe një foto të lojës – pilifunc.

Postimi i plotë:

Deri më sot, të gjitha partitë janë deklaruar se do të hyjnë vet në zgjedhje (kjo d.m.th. se të gjithë kanë ambicie dhe sipas tyre mund ta udhëheqin qeverinë), po ashtu, të gjitha partitë janë njëzëri unike, vetëm me PDK-në mos të bëjnë koalicion (d.m.th. të gjitha partitë do të ishin të lumtura në pushtet pa PDK-në).

Në krejt këtë turbullirë, ma korrekti po del të jetë Milaim Zeka dhe partia e tij, P e K, që theksoi se jo vetëm që do të dalë e vetme, por nuk përjashton koalicione me konstanten politike- kurrë mos thuaj kurrë!