Publicisti Migjen Kelmendi i është bashkuar ekipit të ri të Partisë Demokratike të Kosovës dhe vizionit të kandidatit për kryeministër të ardhshëm, Kadri Veseli.
Lideri i rock bendit “Gjurmët” gjatë ceremonisë së aderimit në PDK, është pritur me entuziazëm nga qindra të rinj të PDK-së në Parkun e Gërmisë në Prishtinë, të cilët i dëshiruan mirëseardhje.
Lideri i PDK-së, Kadri Veseli, nëpërmjet faqes së tij në Facebook, e ka cilësuar Migjen Kelmendin si një prej ikonave të Prishtinës dhe një prej djemve më të mirë të saj.
“Të gjitha rrugët çojnë në PDK. Migjen Kelmendi ka lënë shenjat e tij në historinë e Kosovës me art, publicistikë, angazhim intelektual në luftë dhe paqe. Gjurmët e tij tani do t’i shohim edhe në ndërtimin e së ardhmes së shtetit tonë. PDK është e nderuar që ekipit të saj të ri prej sot i është bashkuar një prej ikonave të Prishtinës, një prej djemve më të mirë të saj. Mirë se erdhe, Migjen!”, shkruan Veseli.