Policia e Kosovës ka arrestuar sot në Drenas një person të dyshuar për vjedhje të rënda.
Rastet kanë ndodhur në fshatin Çikatovë e Vjetër të Drenasit, saktësisht në fabrikën e ‘Feronikelit’, nga ku janë vjedhur kabllo dhe bateri.
Me këtë rast është arrestuar L. M. mashkull, 18-vjeç, shtetas i Kosovës.
Aktualisht hetuesit po kryejnë veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastet në fjalë, ndërkohë që personi i dyshuar është dërguar në mbajtje.