Edhe pas tre orësh diskutime kryesia e LDK-së nuk i ka prezantuar para mediave emrat e kandidatëve për të parin e partisë, por u tha se do të vlerësohen që të gjitha në kuvendin e partisë më 3 gusht.
Pas mbledhjes dolën gjithë zyrtarët e lartë të partisë, por për media foli zëdhënësi Besian Mustafa, i cili nuk e mohoi mundësinë e zgjedhjes së një kandidati konsensual.“Kryesia vlerësoi lart pretendimin për të kandiduar disa figura që kanë dhënë kontribut të madh në LDK”, tha ai.