Instituti i Mjekësisë Ligjore në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in, organizojnë sot një tryezë të rrumbullakët me temë ‘Ma thuaj me kohë – dhuna seksuale është krim’, me të cilën nis fushata në lidhje me ruajtjen e provave biologjike në rastet e dhunës seksuale.
Në këtë tryezë merr pjesë edhe Atifete Jahjaga, ish-presidente e Kosovës dhe udhëheqëse e Fondacionit Jahjaga.
Kjo fushatë ka për qëllim ngritjen e vetëdijes për situatat e mundshme që i ekspozojnë kategoritë e ndjeshme në rrezikun e të qenit viktimë e dhunës seksuale.