Në kuadër të 20 vjetorit të themelimit, Policia e Kosovës po zhvillon aktivitete të ndryshime një javore në shenjë të këtij përvjetori jubilar.
Në mëngjesin e së martës në sheshin, “Zahir Pajaziti” në kryeqytet njësite të ndryshme policore kanë prezantuar shumë pajisje para qytetarëve me qëllim të ngritjes së vetëdijesimit dhe njoftimit nga afër të qytetarëve me punën e tyre.
Zëvendësdrejtori për operativë i Policisë së Kosovës, Sabedin Mehmeti, tha se ky përvjetor i themelimit të Policisë duhet të shërbejë për njoftimin e qytetarëve rreth punës së Policisë.
“Ne sot po shënojmë një pjesë të aktiviteteve të ndryshme që do të ndodhin gjate kësaj jave në 20 vjetorin e themelimit të Policisë. Ky aktivitet u shërben më shumë për njoftimin e qytetarëve edhe të rinjve për punën dhe pajisjet e Policisë. Ne do të kemi dhe dyert të hapura për të t’u informuar për punët e Policisë. Policia e Kosovës do të jetë gjithmonë në shërbim të qytetarëve”, tha ai
Zëvendësdrejtori po ashtu i prezantoi edhe disa prej pajisjeve që i kanë ekspozuar, siç ishin njësitet e ndryshme për deminimin e bombave, njësitet e qenve, të forenzikës e të tjera.